Aktualitet25 Qershor 2024, 20:57

Parkimet në rrugët e Durrësit bëhen me pagesë, ja tarifat për secilën zonë

Shkruar nga Pamfleti

Parkimet në rrugët e Durrësit bëhen me pagesë, ja

Nuk ka më parkime pa pagës në Durrës. Në 15 rrugët kryesore të qytetit bregdetar, kushdo që do të parkojë automjetin, do të duhet të paguajë. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Projektvendimi shkaktoi debate të shumta në këshillin bashkiak për pasojat ekonomiko-sociale, që pritet të sjellë. Sipas këshilltarëve të opozitës, Durrësi nuk është gati për këtë hap të rëndësishëm, pasi ende nuk ka vendparkime të posaçme. Ata kërkuan dhe ulje të tarifave për orë parkimi.

Sipas bashkisë, tarifa për parkimin në rrugët për zonën A do të jetë 100 lekë/ora dhe për zonën B do të jetë 40 lekë/ora. Për rezidentët, kryetarja e bashkisë Durrës deklaroi se do t’u lejohet parkimi pa pagesë për një prej automjeteve të familjes.

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, vendimi u miratua me votat e këshilltarëve socialistë dhe aleatëve të tyre.

Zonat e tarifimit janë përcaktuar në varësi të frekuentimit të lartë që kanë, ku më e shtrenjtë është zona A që përfshin qendrën administrative të qytetit, bulevardet e tij, rrugën në hyrje të qytetit deri te mauzoleumi i dëshmorëve, si dhe rrugët përgjatë shëtitores “Taulantia” dhe rrugën e plazhit. Në zonën B përfshihen disa rrugë të tjera përgjatë të cilave ngrihen biznese dhe aktivitete të ndryshme.

Janë rreth 4200 vendparkime në rrugët e Durrësit të cilat do të tarifohen

Harta dhe rrugët që do jenë me pagesë:

Rrugët e destinuara për parkim me pagesë në zonën A:

Rruga “Taulantia”

Rruga e Currilave

Bulevardi “Epidamn”

Bulevardi “Dyrrah”

Rruga “Egnatia”

Rruga “Mars 91”

Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 1)

Rruga e Dëshmorëve

Rruga “Adria”

Rruga “Pavarsia”

Rruga “Hafiz Ali Pogdorica”

 

Rrugët e destinuara për parkim me pagesë në zonën B:

Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 2)

Rruga “Mujo Ulqinaku”

Rruga “Stefan Kaculini” dhe Rruga “Glaukia”

Rruga “Hysen Kërtusha”