Aktualitet25 Qershor 2024, 18:06

Përgjimet/ Pacienti keq pas operimit në privat, mjeku “kasap” i QSUT: Vari leshtë!

Shkruar nga Pamfleti

Përgjimet/ Pacienti keq pas operimit në privat, mjeku

Emiljano Lela, koordinatori në Spitalin e Onkologjikut, i shihte pacientët pa mëshirë, si raste të arta për të përfituar para. Sapo konstatonte në spital qytetarë në hall në pritje të trajtimit për sëmundjet tumorale, i afrohej, i kërkonte të braktisin mjekun që kishin rekomandimin për vizitë dhe më tej i orientonte tek bashkëpunëtori i tij, Edmond Gashi, onkologu në QSUT me klinikë private te Astiri, “Megis”, me masë arresti shtëpiak.

Kështu futi në kurth edhe një qytetar në nevojë nga Burreli që priste në radhë jashtë spitalit me nënën e tij të sëmurë që sapo ishte diagnostifikuar me tumor në gji. Pasi i çoi te Edmond Gashi, mjeku, sipas dëshmive të cituara në dosjen e prokurorisë së Tiranës, i ka parë letrat e zonjës në mënyrë sipërfaqësore dhe në sytë e tyre e ka bërë gjendjen alarmante duke u thënë se duhej operacion i menjëhershëm, por se në shtet ka radhë dhe biopsinë do e bënte te klinika e tij. Pas një muaji koordinatori i Onkologjikut Emiljano Lela i ka telefonuar që nëna duhej të vinte për operacion te “Megis” dhe se pagesa ishte 3000 euro, por meqë i rekomandoi ai do përfitonin ulje, 2500 euro.

Nga komunikimet që prokuroria ka zbardhur mes Edmond Gashi dhe vartësve të tij në klinikë, kur lajmërohej se ndonjë nga pacientët kishte temperaturë, mjeku nuk shkonte pranë tyre, por i përgjigjej stafit me gjakftohtësi jo njerëzore ndaj një të sëmuri, duke i thënë “vari le****”. /Shqiptarja.com