TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Nëntor 2023, 07:14

'Partizani'/ Parashikimi i Spahiut: Çfarë do të ndodhë me dosjen e Berishës brenda një 1 muaj

Shkruar nga Pamfleti

'Partizani'/ Parashikimi i Spahiut: Çfarë do të

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur për dosjen “Partizani”, në të cilën është person nën hetim për korrupsion edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Duke komentuar mos paraqitjen në SPAK të ish-kryeministrit, juristi tha se në këto raste oficeri i policisë gjyqësore ka detyrimin për të njoftuar prokurorinë e çështjes për mos paraqitjen e personit, në këtë moment prokuroria duhet të paraqesë një relacion në Gjykatë, për të thënë që masa e marrë ndaj subjektit, nuk është respektuar.

Sipas juristit, ligji në këto raste mund të kërkohet një masë më e rëndë, masa e arrestit shtëpiak, ose masa e arrestit me burg. Spahiu bëri edhe një parashikim nëse do merret apo jo një masë më e rëndë për Sali Berishën.

“Unë parashikoj se këta nuk do të bëjnë ndryshim të masës së sigurimit. Sali Berisha sot ende nuk figuron me një akuzë të komunikuar. Si e parashikoj unë, këta do i fusin një të mbyllur hetimit dhe brenda një muaj, do mbyllin hetimin dhe do ia dërgojnë çështjen do i kalojnë për gjykim gjykatës. Berisha do shkojë i lirë para gjykatës dhe do fillojë gjykimi i çështjes. Berisha mbase nuk do të marrë pjesë vetë, por me anë të avokatëve do kërkojë që çështjen ta mbyllë me pafajësi”, tha juristi Spahiu pë Euronews Albania.

kreshnik spahiu dosja sali berisha

Lini një Përgjigje