
Trupa gjykuese ka votuar 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranë...
Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke e quajtur vendimin për shkarkimin e tij si të paligjshëm.
Trupa gjykuese ka votuar 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës. Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.
Kujtojmë se më 23 Shtator, me votë unanime, këshilltarët e mazhorances dhe opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës votuan pro shkarkimit të Erion Veliajt nga drejtimi i bashkise se Tiranës.
Vetëm dy ditë më vonë, më datë 25 shtator, Këshilli i Ministrave pranoi propozimin e Këshillit Bashkiak dhe shkarkoi nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajn, i cili ndodhej në qeli që prej muajit shkurt të këtij viti.
Menjëherë pas miratimit për shkakrimin e tij, më 29 shtator, Veliaj bëri një kërkesë në Gjykatën Kushtetutes për anulimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij. Sipas tij, shkarkimi pa prova për shkelje të rënda është i paligjshëm dhe bie ndesh me Kushtetutën.
Një ditë pas ankimimit të Veliajt, më 30 shtator, qeveria dërgoi në presidencë vakancën e krijuar në Bashkinë e Tiranës dhe në 5 bashkitë e tjera pa kryetarë; (Vlorë, Cërrik, Berat, Mat dhe Tepelenë).
Një ditë më pas, më 1 tetor, Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi datën 9 Nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të këtyre bashkive.
Pas ankimimit të Veliajt, u mbajët një seancë maratonë në Gjykatën Kushtetues më datë 30 tetor, e cila zgjati për rreth 7 orë dhe prezent ishte edhe vetë kryebashkiaku. Në seancë të gjitha palët shprehën pikëpamjet dhe argumentet e tyre lidhur me çështjen.
Veliaj kërkoi që Kushtetuesja të pranojë kërkesën e tij, duke argumentuar se shkarkimi nga Këshilli Bashkiak dhe nga Këshilli i Ministrave ishte i padrejtë, pasi mungesa e tij në krye të detyrës nuk ka ardhur nga dëshira, por nga pamundësia.
Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave kërkoi që të pranohet kërkesa për shkarkimin e Veliajt, me arsyetimin se ai është shkarkuar sipas ligjit, për shkak se qeveria i është bindur Këshillit Bashkiak për ta larguar nga detyra, pasi mungoi në punë për tre muaj, mbështetur në Ligjin për Qeverisjen Vendore.
Ndërkohë që Presidenca theksoi se nuk i takon të trajtojë konfliktin mes Qeverisë dhe Veliajt, por vetëm pjesën e dekretit, i cili është nxjerrë në bazë të procedurave administrative, pasi sipas përfaqësuesve të presidentit, dekreti për zgjedhjet në Tiranë është i bazuar në shkarkimin e bërë nga Këshilli i Ministrave.
Ndërkohë që vetëm 3 ditë më vonë, (sot, 3 nëntor) Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajit, duke e quajtur shkarkimin e tij si të padrejtë, dhe duke rrëzuar kështu një precedent të rrezikshëm./Pamfleti
Të shkarkohet Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama,këshilli bashkiak i Tiranës,për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të Kushtetutës së Shqipërisë ????????
Nje qeveri dhe president qesharak. Dhe nje jurist medioker e dinte qe keto vendime ishin ne kundershtim te plote me kushtetuten. Ketu askush nuk mban pergjegjesi as skuqet as zverdhet njeri. Jane demaskuar aq shume ne zullum dhe prape qeshin, krekosen bejne moral. Nje cet hajdutesh qe mbajne me cdo forme pushtetin per te mbrojtur veten dhe placken e vjedhur.
Ky veprim quhet insistim deri ne cmenduri. Nje fushate e dirigjuar qe perfundoi ne menyren me te keqe te mundshme. I gjati nuk fle dot gjume nese aty ne Tirane nuk vendoset benjaminin e tij e ne kete rast eshte Manastirliu.
Mund te mbehete zgjedhje parakohshme ose zgjedhje asamblenë ose zgjedhje Kosove shqiperi