
Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se tre grupimet e krijuara brenda Partisë Demokratike nuk mund të ngjallin besim te populli, pasi sipas tij, ata nuk po mundet të krijojnë një opozitë të bashkuar.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se duke qenë se Berisha, Bardhi dhe Basha janë të përçarë, ata nuk mund të ngjallin besimin e demokratëve.
Më tej Spahiu shtoi se në këtë gjendje në të cilën ndohet opozita, është e paaftë për tu përballur me Edi Ramën.
“Do i kujtoja një garë demokratëve, në vitin 2011 kanë garuar për Tiranën dhe kanë humbur me 10 vota përballë Edi Ramës, Bashkinë e Tiranës. Edhe 10 vota, 1 familje po t’u largua nga partia, është shumë e rëndësishme. Është i rëndësishëm në politik, çdokush që largohet. Në opozitë nuk ke luksin të largosh askënd, duhet bashkim dhe sot di të them një gjë.
Këta janë të paaftë të bashkojnë Partinë Demokratike, si mund të bashkojnë shqiptarët për të rrëzuar Edi Ramën? Këta nuk bashkojnë dot njëri-tjetrin, kur këta kanë ngrënë bukë me njëri-tjetrin, kanë ndarë në të mirë e në të keqe problematikat me njëri-tjetrin, kanë ndarë në të mirë e në të keqe problematikat me njëri-tjetrin, kanë hyrë në karrierë me aksionet e tyre të përbashkët.
Kur këta tre nuk bëhen me njëri-tjetrin, pse duhet që tre milionë shqiptarë të bashkohen rreth tyre. Ky është problemi i jashtëzakonshëm që Shqipëria dhe opozita është në një krizë lidershipi”, tha juristi Kreshnik Spahiu.
Lini një Përgjigje