TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Nëntor 2025, 08:25

Pedagogu: Skema e Ramës si do të bëjë zgjedhje në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Pedagogu: Skema e Ramës si do të bëjë zgjedhje në
Zylyftar Bregu

Analisti dhe pedagogu Zylyftar Bregu tha se njerëzit që janë rreth Kryeministrit po mendojnë skemën se si në Tiranë të ketë zgjedhje.

I ftuar në studion e "Quo Vadis", Bregu nënvizoi se Rama mund të ngrejë një grup pune, të shkojë në Bashki, të bëjë një kontroll dhe mund ta iniciojë vetë shkarkimin për shkelje të rënda të Kushtetutës.

"Unë mendoj që njerëzit që janë rrotull Kryeministrit po mendojnë skemën. Në qoftë se zoti Rama do që të bëjë zgjedhje në Tiranë, dhe mendoj që do të dojë, përderisa e çoi lojën deri në këtë faze. Pra ka një kandidat, e ka filluar fushatën.

Një rrugë, që mendoj se është më e shpejtë, është që zoti Rama të ngrejë një grup pune, të shkojë në Bashki, të bëjë një kontroll dhe mund ta iniciojë ai shkarkimin për shkelje të rënda të Kushtetutës.", tha ai.

skema e ramës si do të bëjë zgjedhje në tiranë

Lini një Përgjigje