Aktualitet22 Tetor 2023, 18:14

“Përdori ndikimin e tij për të favorizuar dhëndrin”/ Si i pasqyruan mediat ndërkombëtare akuzat e SPAK ndaj Berishës?!

Shkruar nga Pamfleti

“Përdori ndikimin e tij për të favorizuar

“Prokurorët shqiptarë akuzojnë ish-kryeministrin Sali Berisha për korrupsion”, kështu e hap artikullin e publikuar ditën e sotme agjencia prestigjioze e lajmeve “Rueters”.

Lajmi se prokurorët shqiptarë kanë akuzuar ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe dhëndrin e tij për korrupsion lidhur me privatizimin e ish kompleksit sportiv 'Partizani', ka bërë jehonë edhe përtej kufijve të territorit shqiptar.

Agjenci të ndryshme të lajmeve kanë shkruar lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Duke nisur nga prestigjiozja “Rueters”, Associated Press, apo dhe ‘Abc News’ amerikan.

Ish-kryeministri shqiptar thotë se akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në një marrëveshje privatizimi toke”, kështu e ka hapur lajmin dedikuar aferës së ish kompleksit partizani, ‘Associated Press’. Ndërkohë që më poshtë në artikull radhitet fjalimi i mbrëmshëm i Berishës, si dhe akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi. Gjithashtu në artikulli përmendet dhe futja e tij në listën e zezë të SHBA-së në 2021.

“Përdori ndikimin e tij për të favorizuar

Zyra e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pretendon se dhëndri i Berishës ka shfrytëzuar pozicionin e Berishës si kryeministër për të privatizuar tokën në Tiranë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes të vendit dhe ia ktheu pronarëve të saj të mëparshëm, të cilët e shitën menjëherë me një çmim të ulët ndaj Malltezit, i cili ndërtoi apartamente në truall”, shkruhet në artikullin e AP. 

“Përdori ndikimin e tij për të favorizuar

Prokurorët shqiptarë akuzojnë ish-kryeministrin Sali Berisha për korrupsion”, kështu e hap artikullin e publikuar ditën e sotme agjencia prestigjioze e lajmeve “Rueters”.

Në aktakuzën e saj, Prokuroria e Posaçme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, e njohur si SPAK, tha se Berisha përdori ndikimin e tij si kryeministër nga viti 2005 deri në 2009 për të ushtruar presion “për përfundimin e procedurave të privatizimit në favor të të tjerëve, përfshirë burrin e vajzës së tij”, shkruan “Rueters”.

“Përdori ndikimin e tij për të favorizuar

Ndërkohë që “Abc News” në artikullin e saj për rastin shkruan; ‘Lufta kundër korrupsionit ka qenë thembra e Akilit e Shqipërisë postkomuniste, duke ndikuar fuqishëm në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të vendit. Berisha ishte zyrtari i katërt i lartë shqiptar që iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes së dyshuar në korrupsion’./Pamfleti

berisha