
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha se data dhe ora për shpalljen e vendimit do të njoftohet në vijim...
Ka përfuduar seanca në Gjykatën Kushtetues për kryebashkiakun Erion Veliaj. Senca maratonë zgjati për rreth 7 orë dhe prezent ishte edhe vetë kryebashkiaku Erion Veliaj.
Që prej arrestimit më 10 shkurt, kjo ishte shfaqja e parë publike e Erion Veliajt, i cili mori dhe vetë fjalën gjatë parashtrimit të kërkesës së bërë prej tij për anulimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij, si dhe të dekretit që pasoi nga ana e presidentit Begaj, për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, i pezulluar nga vetë Gjykata.
Me mbylljen e sancës, Veliaj është shoqëruar nga policia për në ambientet e paraburgimit në Durrës. Ndërkohë pas marrjes së konkluzioneve të palëve, gjykata është tërhequr për vendim ndërsa kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha se data dhe ora për shpalljen e vendimit do të njoftohet në vijim.
Në seancën maratonë prej 7 orësh, të gjitha palët kanë shprehur pikpamjet dhe argumerntat e tyre lidhur me çështjen.
Veliaj kërkoi që Kushtetuesja të pranojë kërkesën e tij, duke argumentuar se shkarkimi nga Këshilli Bashkiak dhe nga Këshilli i Ministrave ishte i padrejtë, pasi mungesa e tij në krye të detyrës nuk ka ardhur nga dëshira, por nga pamundësia.
Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave u kërkua që të pranohet kërkesa për shkarkimin e Veliajt, me arsyetimin se ai është shkarkuar sipas ligjit, për shkak se qeveria i është bindur Këshillit Bashkiak për ta larguar nga detyra, pasi mungoi në punë për tre muaj, mbështetur në Ligjin për Qeverisjen Vendore.
Ndërkohë që Presidenca theksoi se nuk i takon të trajtojë konfliktin mes Qeverisë dhe Veliajt, por vetëm pjesën e dekretit, i cili është nxjerrë në bazë të procedurave administrative, pasi sipas përfaqësuesve të presidentit, dekreti për zgjedhjet në Tiranë është i bazuar në shkarkimin e bërë nga Këshilli i Ministrave.
Tani mbetet për tu parë se kur do të mblidhet trupa kushtetuese për të dhënë vendimin përfundimtar, kjo pasi Holta Zaçaj tha se sot nuk do të ketë vendimmarrje dhe vendimi pritet të merret gjatë javës së ardhshme.
Mafia shtetërore luan top me ligjin. Kushtetuesja duhet të ketë sadopak shtyllë kurrizore e të vendosë në bazë te Kushtetutës. Krijimi i preçedentëve të shtrembëruar ligjorë rrezikon atë pak mbrojtje ligjore që nuk është shtrembëruar deri tani.