Aktualitet25 Qershor 2024, 16:14

Skema abuzive te Onkologjiku, Gjekmarkaj: Korrupsioni sheshit, mjekësia falas një nga gënjeshtrat më të mëdha

Shkruar nga Pamfleti

Skema abuzive te Onkologjiku, Gjekmarkaj: Korrupsioni sheshit, mjekësia

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka komentuar skandalin te Spitali Onkologjik në QSUT. Ai tha se mjekësia falas e kësaj qeverie ishte një nga gënjeshtrat e mëdha, që i ka kushtuar shumë shëndetit publik.

Gjekmarkaj shtoi se ky skandal i zbuluar është shqetësim në disa përmasa, së pari në planin njerëzor, ku njerëzve që i beson jetën, bëjnë biznes dhe mendojnë si të fitojnë më shumë.

“Ndoshta faji është individual, jo kolektiv, por kjo që ka ndodhur sot ku vidhet jeta e njeriut, është një nga poshtërsitë më të mëdha. Tregon se korrupsioni është kaq legal, kaq i përhapur, madje është rruga se si mund të kryesh punë në Shqipëri”, tha Gjekmarkaj për “News 24”.

Ai u shpreh se opozita është në krye të shqetësimit qytetar, ndaj i bën thirrje të bashkohen në protestën e 12 korrikut të thirrur nga PD, pavarësisht kritikave apo vërejtjeve që mund të kenë ndaj saj.