TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2025, 18:48

Përkeqësohet moti, ulen temperaturat në fundjavë; priten reshje bore në veri

Shkruar nga Pamfleti

Përkeqësohet moti, ulen temperaturat në fundjavë; priten

Mbrëmjen e sotme do të rikthehen sërish reshje intensive në disa qarqe të vendit pas përmbytjeve në dy ditët e fundit nga moti i keq.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, situata mbetet alarmante në Vjosë për shkak se reshjet do të vijojnë përgjatë gjithë ditës së premte.

Sipas parashikimeve, në fundjavë ulen temperaturat duke sjellë reshje bore në veri.

Do të jenë qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës, ku pritet të kemi reshje intensive dhe lokalisht shkojnë deri në shumë intensive, ndërsa në qarqet Shkodër, Korçë dhe Berat priten që reshjet të jenë mesatare dhe lokalisht intensive. Në pjesën tjetër të qarqeve presim që reshjet të jenë mesatare. Në të gjitha qarqet do të jenë të shoqëruara me stuhira. Në fundjavë pritet dëborë”, është shprehur Anira Gjoni, specialiste e IGJEO.

Lini një Përgjigje