TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2026, 23:09

Përshkallëzohet protesta, mijëra qytetarët marshojnë në autostradën “Tiranë-Durrës”!

Shkruar nga Pamfleti

Përshkallëzohet protesta, mijëra qytetarët marshojnë

Mijëra qytetarë po marshojnë në autorstradën “Tiranë-Durrës”...

Marshimi i qytetarëve në ditën e 15-të të protestës, vazhdon ende. Pas tubimit para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin nëpër kryeqytet dhe ende vazhdojnë të lëvizin në grup përgjatë itinerarit të përcaktuar, duke përshkuar disa prej akseve më të rëndësishme të Tiranës.

Marshimi kaloi nga rruga e Durrësit, Pallati i Sportit “Asllan Rusi” dhe zona e Laprakës, ku protestuesit u panë të shumtë në numër, duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur kundër qeverisë dhe klasës politike.

“Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Revolucion” ishin disa nga thirrjet që dominuan gjatë ecjes së protestuesve.

Për më shumë se dy orë, marshuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit, duke sjellë bllokime të përkohshme të qarkullimit në segmentet ku kalon protesta, ndërkohë që tani kanë hyrë në autostradën “Tiranë-Durrës”.

Mijëra qytetarë po marshojnë në autorstradën “Tiranë-Durrës”, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve në një nga arteriet kryesore të qarkullimit në vend. Nuk dihet deri ku kanë në plan të vijojë marshimi. 

Lini një Përgjigje