TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shtator 2023, 11:30

U morën 33 mln Lekë pensionistëve, arrestohen 7 punonjës të Postës Shqiptare në Shkodër, Dibër dhe Tropojë

Shkruar nga Pamfleti
U morën 33 mln Lekë pensionistëve, arrestohen 7 punonjës
Ulsi Manja

7 punonjës të postës Shqiptare janë arrestuar pasi përvetësonin pensionet.

Bëhet fjalë për një dëm të shkaktuar prej 33.000.000 lekësh. Punonjësit janë arrestuar në Dibër, Shkodër dhe Tropojë.

Sipas hetimeve ka rezultuar se ata përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e personave që jetojnë jashtë vendit.

Ky lajm është bërë i ditur nga minsitri i Drejtësisë Ulsi Manja.

“Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, 7 zyrtarë para drejtësisë! Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit!

Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale! Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsionit‼️”, shkruan Manja.

përvetësonin pensionet e personave me aftësi të kufizuar arrestohen 7 punonjës

Lini një Përgjigje