TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2023, 14:30

‘Peshku i madh’ i SPAK-ut, zbulohen detajet e tenderit që "groposi" sekretaren e Manastirliut (DOKUMENTI)

Shkruar nga Pamfleti

‘Peshku i madh’ i SPAK-ut, zbulohen detajet e tenderit që

Janë zbuluar detajet e tenderit për të cilin, SPAK akuzon për korrupsion  dhe vendosi në pranga sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Joana Duro dhe zyrtarja Laura Sheto, me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Ato akuzohen se kanë abuzuar në lidhje me tenderin  me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Tenderi për të cilin thotë SPAK-u është zhvilluar në 22 Maj dhe i gjithë fondi limit i tij ishte 805 mijë e 872 lekë, pa TVSH.

Sipas SPAK, Joana Duro ka marrë 330 mijë lekë ryshfet nga operatori ekonomik për ta shpallur fitues të tenderit. Në njoftim thuhet se lekët u dhanë nga shtetësja Laura Sheto.

Me një përllogaritje të thjeshtë rezulton se Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë rezulton se ka marrë ryshfet 41 % të fondit limit të tenderit.

SPAK thotë se në zyrën Sekretares së Përgjithshme ka sekuestruar në cilësinë e proves materiale shumën prej 330 000 lekë (shumë e cila përbën përftimin e parregullt të dhënë nga Laureta Sheto).

Joana Duro dhe Laureta Sheto akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

‘Peshku i madh’ i SPAK-ut, zbulohen detajet e tenderit që

 

laura sheto joana duro spak

Lini një Përgjigje