TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Nëntor 2025, 10:05

Pësoi arrest kardiak, ndërron jetë në moshën 52-vjeçare Ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli

Shkruar nga Pamfleti

Pësoi arrest kardiak, ndërron jetë në moshën

Ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare Ipeshkvi i Sapëz, Imzot Simon Kulli pasi pësoi arrest kardiak.

Ipeshkëvi i Dioqezës së Sapës, Simon Kulli është ndarë nga jeta në moshën 52 vjeçare.  Mësohet se Imzot Simon Kulli ka pësuar goditje nga tensioni i lartë i gjakut dhe ka ndërruar jetë papritur mëngjesin e sotëm.

Simon Kulli lindi më 14.02.1973 në fshatin Pistull të Dioqezës së Sapës. Fshat ky, 20 km nga Shkodra. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në fshatin Pistull.

Me 2 shkurt të vitit 1992 hyri në Seminarin Ndërdioqezan Shqiptar “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër, dhe kryen dy vite parapergatitje për fillimin e studimeve filozofike e Teologjike.

Në vitin 1994 fillon studimet e Filozofisë; pas dy viteve, në vitin 1996 fillon studimet e Teologjisë, ndërsa me 14 shtator të vitit 1999 shugurohet diakon në Katedralen e Shkodrës, Gjatë periudhës së diakonatit, nga shtatori deri në Janar të vitit 1999 shërbeu në Katedrale të Shkodrës me famullitarin Dom Lucjan Avgustini, dhe nga janari i vitit 2000 deri në qershor shërbeu në Dajç të Zadrimës me dom Injac Dema Vikari Gjeneral i Dioqezes.

Më 29 qershor të vitit Jubilar 2000, shugurohet meshtar po në Katedralen e Shkodrës së bashku me katër meshtarë të tjerë shqiptarë nga Imzot Angelo Massafra. Këta janë shugurimet e para meshtarake që u shuguruan pas 46 viteve të regjimit komunist në Shqipëri.

Pas shugurimit meshtarak, menjëherë u emërua në Dajç të Zadrimës dhe shërbeu si ndihmës famullitar pranë Mons. Injac Demës, e njëkohësisht ishte dhe Sekretar i Ipeshkëvit të Dioqezës së Sapës, në atë kohë, Imzot Dodë Gjergjit. Në Dajç shërbeu nga viti 2000 – 2002.

Në vitin 2002, dom Simoni emërohet Kancelar Dioqezan i Sapës.

Prej vitit 2006 e deri në ditët e sotme ushtron detyrën e Famullitarit të Katedrales “Shën Tereza e Kalkutës” – Vau-Dejës. Nga viti 2001 deri në vitin 2012 kreu detyrën e Drejtorit të Caritasit Dioqezan të Sapës. Po nga viti 2010 deri më 25 maj ushtroi detyrën e Delegatit të Caritasit Dioqezan, si edhe detyrën e Vikarit Gjeneral dhe Ekonomit të Dioqezës së Sapës.

Me kalimin në amshim të ipeshkëvit, Imzot Lucjan Avustini, me 25 maj 2016, Dom Simon Kulli zgjidhet nga Këshilli i Konsultorëve “Administrator Dioqezan i Dioqezës së Sapës” .

Simon Kulli zëvendësoi imzot Luçiano Avgustinin i cili edhe ai u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një sëmundje të rëndë.

Kisha Katolike e Shqipërisë pritet të dalë me njoftim zyrtar për ceremoninë e varrimit dhe më pas do të mendohet për drejtuesin e ri të asaj dioqeze.

Kulli shërbeu me shumë përkushtim për 9 vite me radhë duke ia kushtuar jetën Zotit si dhe besimtarëve.

Lini një Përgjigje