TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Nëntor 2025, 07:46

Sot 29 Nëntori, përkujtohet 81-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë!

Shkruar nga Pamfleti

Sot 29 Nëntori, përkujtohet 81-vjetori i Çlirimit të

Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 81-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Një ditë pas festimeve të Pavarësisë, Shqipëria përkujton sot 81-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë. Ashtu si çdo vit, figurat më të larta të shtetit pritet të zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftojnë për liri.

Aktivitetet që nisën nga dje për 113 vjetorin e Pavarësisë në të gjithë vendin, do të vijojnë edhe sot në kuadër të ditës së Çlirimit.

Shqipëria u çlirua nga forcat fashiste dhe naziste më 28 nëntor 1944, pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi që nisi me agresionin fashist italian më 7 prill 1939. Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtën e vitit 1943, vendi ra nën kontrollin e gjermanëve.

Gjatë kësaj periudhe, formacionet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare u rritën ndjeshëm si në numër ashtu edhe në organizim, duke zhvilluar beteja të rëndësishme në të gjitha rajonet e vendit. Kulmi i rezistencës u arrit në vjeshtën e vitit 1944, kur një seri operacionesh çliruan qytete të mëdha si Beratin, Korçën dhe Elbasanin.

Tirana u çlirua më 17 nëntor 1944, pas 19 ditësh luftimesh të ashpra urbane, ndërsa Shkodra dhe zona veriore u çliruan më 29 nëntor, duke shënuar largimin e fundit të forcave gjermane nga territori shqiptar.

Historianët theksojnë shpesh se Shqipëria ishte ndër vendet e pakta në Evropën Juglindore që arriti të lirohej kryesisht me forcat e veta, falë një lëvizjeje të gjerë antifashiste dhe një rrjeti të konsoliduar të këshillave nacionalçlirimtare.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe, qindra shqiptarë strehuan hebrenj të ikur nga masakrat naziste, duke bërë që Shqipëria të jetë shteti i vetëm në Evropë që doli nga lufta me më shumë hebrenj të shpëtuar sesa kishte përpara saj.

2 Komente

  1. B
    Babloku

    Dirà kur clirua jugosllavia nga nazistet, 29nentor qe ishte edhe dita e repoubilkes jugosllave deri ne 1992. Tani e feston shqipria ne kujtim te druzhe titas qe deshi enveri ta bente Republiken e 7 te jugosllavise po qe fatkeqsisht nuk ja arroti qellimit

    1. A
      Ai tipi

      81 vjetori i pushtimit nga morrat e kuq!

      Lini një Përgjigje