TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Nëntor 2025, 08:40

Të shtënat me armë në Elbasan, disa të shoqëruar; dyshohet për konflikt mes disa personave

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat me armë në Elbasan, disa të shoqëruar;

Mbrëmjen e djeshme, banorët e një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit njoftuan sallën operative për të shtëna me armë zjarri në një banesë.

Menjëherë pas sinjalizimit, policia shkoi në vendngjarje për të kryer verifikimet e para rreth situatës së raportuar.

Sipas informacionit zyrtar paraprak, nuk rezulton për persona të lënduar, ndërsa deri tani policia nuk ka gjetur gëzhoja apo prova materiale që të konfirmojnë përdorimin e armës së zjarrit.

Megjithatë, dëshmitarë nga zona kanë pohuar se mes disa personave ka pasur një konflikt të dhunshëm, gjatë të cilit pretendohet se janë dëgjuar krisma. Një prej personave të përfshirë mësohet se ka precedentë të mëparshëm penalë.

Policia ka shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave, ndërsa ngjarja mbetet ende në fazën e verifikimeve. Hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse është përdorur armë zjarri dhe për të përcaktuar përgjegjësit e konfliktit.

Lini një Përgjigje