TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2026, 14:58

Policia shmang tragjedinë në Himarë, 35-vjeçari bie nga gomonia dhe përfundon në spital

Shkruar nga Pamfleti
Policia shmang tragjedinë në Himarë, 35-vjeçari bie nga
Pamje nga vendngajrja

Një incident që mund të kishte sjellë pasoja të rënda është shmangur këtë të shtunë në Himarë, pasi një gomone mbeti pa drejtues dhe vijoi lëvizjen me shpejtësi në det, duke paraqitur rrezik për pushuesit dhe mjetet e tjera lundruese.

Ngjarja u regjistrua në zonën e Kepit të Rigonit, përballë plazhit të Llamanit. Sipas policisë, pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë për të lokalizuar dhe neutralizuar rrezikun.

Verifikimet treguan se drejtuesi i gomones, shtetasi E.M., 35 vjeç nga Orikumi, kishte rënë në det gjatë lëvizjes së mjetit. Ai arriti të dalë në breg në gjirin e Llamanit me dëmtime në këmbë dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, një punonjës i Njësisë Policore Detare arriti të hipte në gomonen që lëvizte pa kontroll dhe ta ndalonte atë. Më pas, mjeti u shoqërua në Pikën e Kontrollit Kufitar Himarë për verifikime të mëtejshme.

Vetëm pak ditë më parë, dy persona humbën jetën në incidente të ndryshme. Një 22-vjeçar ndërroi jetë në Ksamil pasi u përplas nga një skaf i Policisë Kufitare, ndërsa një 37-vjeçar u mbyt në liqenin e Ulzës pasi gomonia me të cilën lundronte u përmbys.

Çdo sezon veror në Shqipëri shënon aksidente në det, liqene apo lumenj, disa prej të cilave përfundojnë me pasoja fatale.

"Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë Kufitare në Himarë shmangu sot një ngjarje me pasoja të rënda në det.

Pas njoftimit se një gomone po lëvizte në mënyrë të pakontrolluar dhe me shpejtësi, pa persona në bord, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë në zonën e “Kepit të Rigonit”, përballë plazhit të Llamanit.

Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi E. M., 35 vjeç, banues në Orikum, kishte rënë në det gjatë lëvizjes dhe kishte dalë në gjirin e Llamanit, i dëmtuar në këmbë. Ai u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gomonia, e cila paraqiste rrezik për mjetet e tjera lundruese dhe për pushuesit, u vu nën kontroll nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare. Një punonjës i Njësisë Policore Detare mundi të hidhej në bordin e gomones dhe ta ndalonte atë.

Më pas, mjeti lundrues u tërhoq në PKK Himarë për verifikime të mëtejshme.

Policia Kufitare vijon të jetë e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve. Në këtë kuadër, ajo fton qytetarët që, në rast nevoje, të telefonojnë në numrin 11", njofton policia. 

shmanget tragjedia ne himare

Lini një Përgjigje