Aktualitet24 Maj 2024, 21:43

“Politika po i ngre kurth SPAK-ut”, Baçi: Pse do të quhet dështim në rastin e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

“Politika po i ngre kurth SPAK-ut”, Baçi: Pse do të

Analisti Agim Baçi tha në “Barometri” në Euronews Albania se SPAK nuk mund të ndërtojë besueshmëri bazuar vetëm me opinione publike.

Ai tha se në rast se SPAK do dështojë në gjyqin me Sali Berishën, besueshmëria e këtij institucioni do të bjerë, kjo pasi mbështetja e opinionit publik nuk është fakt. Ai tha se përballë “kurthit” të politikës, SPAK duhet të tregohet i vëmendshëm.

Në kurthin që po mundohet të ndërtojë politika, e vetmja mbështetje ka mbetur opinioni. Ky është kurthi i madh, se opinioni nuk është drejtësi dhe SPAK nuk mund të bëjë drejtësi përmes opinionit.

Në qoftë se njëri i thotë torollak, tjetri i thotë “SKAP”, Rama, Berisha, Meta e sulmojnë në këtë lloj pike dhe afërmendsh nuk janë të lumtur që po hetohen dhe po japin llogari se janë të paprekshëm, SPAK nuk mund të bjerë pre e opinionit dhe të bëjë drejtësi me opinionin. Sepse nëse dështon me gjyqin e Berishës, një pjesë e madhe e besueshmërisë së tij bie”, tha Agim Baçi.