
Drejtoria e Burgjeve ka pranuar kërkesën e Saimir Tahirit për të dalë nga qelia, me qëllim që t’i japë lamtumirën babait të tij që ndërroi jetë ditën e sotme.
Mësohet se ai do të shoqërohet me efektivë në varrim dhe më pas do të rikthehet në qeli.
I ati i Tahirit, u nda nga jeta ditën e sotme, ndërsa ish-ministri i ka shkruar një letër prekëse nga burgu.
“O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart!
Mua më bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë. Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.
Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më dëgjon më: Të dua shume Ba! Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim. Përgjithmonë”, shkruan Tahiri.