Aktualitet16 Mars 2023, 10:48

Lufta ndaj korrupsionit, Dumani zbulon listën e databazave ku ka mësyrë SPAK; 25 zyrtarë të lartë nën hetim

Shkruar nga Pamfleti

Lufta ndaj korrupsionit, Dumani zbulon listën e databazave ku ka

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani ka treguar listën e institucioneve ku prokuroria ka mësyrë gjatë këtyre viteve. Duke raportuar në KLP Dumani tha se SPAK ka hyrje direkte dhe përmendi Gjendjen Civile, Kadastrën, llogaritë bankare apo "TIMS".

Pasja akses e drejtpërdrejt e SPAK në këto databaza jep mundësinë për kryerje verifikimesh e hetimesh në mënyrë aktive dhe sa më shpejt duke evituar dhe rrjedhjen e informacionit”, theksoi kreu i SPAK.

Sa i takon çështjeve të korrupsionit të nivelit të zyrtarëve të lartë, Dumani tha se me kërkesë të SPAK GJKKO gjatë vitit 2022 ka dhënë 4 vendime dënimi me 4 të dënuar për ish zyrtarë të nivelit të lartë.

"Në periudhën 2020-2022 në total janë hetuar gjithsej 24 procedime me 25 persona në hetim ndaj ish zyrtarë të nivelit të lartë. Ndër këto janë dërguar në gjykatë 8 të pandehur ish gjyqtarë.

3 procedime penale me 3 të pandehur prokurorë

1 procedim penal me 2 të pandehur ish deputetë

1 procedim penal me 1 të pandehur ish zv ministër

1 procedim penal me 2 të pandehur ish deputetë

1 procedim penal me 1 të pandehur anëtar i KPK

4 procedime me 4 të pandehur ish kryetarë bashkie”, tha Dumani

dumani korrupsio spak