Aktualitet17 Nëntor 2023, 10:54

Pritet moti i keq në 3 ditët në vijim, Drejtoria Detare: Pezullohet lundrimi i tragetit të pasagjerëve!

Shkruar nga Pamfleti

Pritet moti i keq në 3 ditët në vijim, Drejtoria Detare:

Duke filluar nga data 17 deri më 19 nëntor do të pezullohet lundrimi i tragetit të pasagjerëve deri në përmirësimin e kushteve të motit.

"Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar  në Republikën e Shqipërisë  gjatë datave gjatë datave 17-18-19.11.2023 duke filluar nga ora 12:00 datë 17.11.2023 era do të jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje dhe më pas në drejtimin Veri-Perëndim në forcën deri 6-8bft me shpejtësi ere deri 20-30m/s dhe lartësi dallge deri 1.70-3.50 m.

Masat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme Detare vijojnë si më poshtë:

1. Është ndaluar dhënia e leje - nisjes gjatë datave 17-18-19.11.2023 duke filluar nga ora 12:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit  dhe janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

2. Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit janë njoftuar që të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuar dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 17-18-19.11.2023

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete NUK do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar  për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.11.2023."- njofton drejtoria Detare.

moti i keq