Aktualitet28 Mars 2023, 11:59

Prokuroria thirri si dëshmitar Gazment Bardhin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, gjykata rrëzon kërkesën 

Shkruar nga Pamfleti
Prokuroria thirri si dëshmitar Gazment Bardhin për vrasjen e Pjerin

Në seancën ndaj Arber Paplekajt, prokuroria kërkoi të thirret në cilësinë e dëshmitarit edhe Gazment Bardhni, por kërkesa u refuzua nga Gjykata.

Sipas Gjykatës, Bardhi mund të ishte thirrur më herët, por përderisa nuk është përfshirë në hetim, nuk do të thirret në këtë moment.

Bardhi, në atë kohë drejtues politik i Partisë Demokratike për Elbasanin, ka qenë i pranishëm në momentin kur ndodhi konflikti i armatosur me pasojë vdekjen e Pjerin Xhuvanit.

Në 21 prill 2021 i vrarë mbeti Pjerin Xhuvani mbështetës i PS-së, ndërsa u vetëdorëzua për krimin Arbër Paplekaj, truprojë e drejtuesit politik të PD në Elbasan në atë kohë, Gazmend Bardhit.

Si ndodhi vrasja?

4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

arber paplekaj