Grupi hetimor për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Top Channel, orët e para të 27 marsit ka marrë në pyetje edhe pronarët e këtij televizioni.
Sipas informacioneve ata janë pyetur nëse kanë pasur kërcënime kohët e fundit dhe kanë konfirmuar se episode të tilla nuk kanë ndodhur dhe nuk kanë një të dyshuar.
Hetimi mësohet se është shpërndarë në disa pista dhe disa persona janë shoqëruara në polici si të dyshuar ose në dijeni për ngjarjen.
Një nga të shoqëruarit ishte edhe ish-dhëndri i rojës që mbeti viktimë e sulmit, por pas marrjes në pyetje ai u lirua ditën e sotme.
Ndërkohë që Policia e Shteti ka vendosur një shpërblim prej 100 mijë eurosh, për këdo person që ka informacion lidhur me ngjarjen apo autorët.