Aktualitet18 Shkurt 2024, 18:33

Protesta e fermerëve ‘paralizon’ punën në Kakavijë, Policia Kufitare greke: Rruga nacionale Kallpaq-Janinë e bllokuar për 3 orë

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e fermerëve ‘paralizon’ punën në

Aksi nacional Kallpaq-Janinë në Greqi do të jetë i bllokuar sot nga ora 19:00 deri në orën 22:00. Policia Kufitare greke ka njoftuar palën shqiptare se rruga do të jetë e bllokuar për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Për pasojë, do të lejohet qarkullimi vetëm për automjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë si kamionët dhe autobusët nuk do të lejohen të kalojnë gjatë këtij intervali kohor.

Edhe mbrëmjen e së shtunës, i njëjti aks ishte i bllokuar për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Aksi Kallpaq-Janinë është segmenti rrugor lidhës mes pikës kufitare nga Kakavija në Janinë.

"Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 19:00 deri në 22:00 rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (komionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor", thuhet në njoftimin e policisë greke.

fermere proteste kakavije policia kufitare greke kallpaq janine