TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2025, 22:59

Protesta e PD-së, Vangjeli: Berisha i paqartë, sulmon ata që duhet t’i ketë aleatë!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e PD-së, Vangjeli: Berisha i paqartë, sulmon ata që

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se Partia Demokratike dhe drejtuesi i saj Sali Berisha është i paqartë në strategjinë e tij politike. Duke iu referuar tubimit të Partisë Demokratike, Vangjeli tha se ajo nuk ishte as protestë, as politikë.

“Z. Berisha do i jepja këshillën që vjen prej kinezit të lashtë Sun Tzu se “një gjeneral i mirë nuk e nis kurrë një luftë të cilës ia ka disfatën në xhep.

Ajo çka pamë dje nuk ishte as protestë, as politikë. Ishte një gjë në mes, fiks si ajo gjinia që vetë z. Berisha e ndërpret. Kur gjërat janë të pacaktuara, ato nuk thërrasin, nuk frymëzojnë, nuk grishin dhe mbi të gjitha nuk shkojnë askund.

Kryesorja është se ende nuk kanë ndarë mendjen; ia vlen të qeverisësh partinë apo gjithë Shqipërinë. Kjo është thelbësore; çfarë mund t’u ofrojnë shqiptarëve. Pavarësisht se nuk e pranon ndihet mirë me këtë status-quo. Një zgjidhje do të vinte kur politikani veteran Berisha do të mundte intaçiu, egoistin Sali”, tha Vangjeli në emisionin “Trialog” në RTSH1.

Lini një Përgjigje