TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2025, 22:32

Çështja e '21 Janarit', Spahiu: SPAK ka siguruar prova që vrasjet ishin krim i urdhëruar shtetëror!

Shkruar nga Pamfleti

Çështja e '21 Janarit', Spahiu: SPAK ka siguruar prova

Teksa kreu i PD Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për 21 janarin, juristi Kreshnik Spahiu tha se SPAK ka siguruar prova që vrasjet e 21 janarit ishin krim i urdhëruar shtetëror.

I ftuar në emisionin 'Repolitix', ai tha se duhet që të gjendet se kush është personi që ka urdhëruar për të qëlluar ndaj protestuesve.

“Unë mendoj se prokuroria ka prova se vrasja e 21 janarit është krim shtetëror dhe është kryer me urdhër. Por çështja është a do të jetë e aftë prokuroria që të gjejë prova nga kush. Prokuroria e ka konsoliduar pazullin që kemi të bëjmë me krim shtetëror por nëse do të arrijë që të dal se kush është ai që ka urdhëruar kjo mbetet për tu parë. Kjo është më e rëndësishme se nuk mjafton që të thuhet thjeshtë që është krim shtetëror”, tha ai.

Lini një Përgjigje