TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Tetor 2025, 17:36

Protesta në Tiranë, kreu i Veteranëve të UÇK-së: Gjykata e Hagës e njëanshme, duam drejtësi!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta në Tiranë, kreu i Veteranëve të UÇK-së:

Në Tiranë po zhvillohet konferenca në prag të protestës për UÇK, e cila do të mbahet ditën e premte në kryeqytet.

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati tha se protesta është kombëtare.

Po ashtu Gucati hodhi akuza ndaj Gjykatës së Hagës, të cilën e quajti si politike dhe të njëanshme.

Ndërsa më tej tha se ‘shtëpia e verdhë’ nuk ishte spital ushtarak, pasi sipas tij këto janë gënjeshtra të Dick Martit.

Ne kemi bërë një protestë në datën 7 gusht në Kosovë. Ne e kemi zjgjdhur protestën në Shqipëri, pasi jemi një komb dhe një gjak, një flamur. Arsyeja që ne kemi thirrur protestën gjithëkombëtare në Shqipëri, është se Adem Jashari dhe celulat e para të UCK, që ishin në shtetin tonë, se unë e konsideroj shtetin tim, gjetën strehën këtu, ku punuan për ta çliruar Kosovën nga hordhitë serbe. Kështu që unë iu falënderoj për angazhimin që do të merrni në 17 tetor, për të protestuar ashtu si na ka hije. Protesta ka karakter gjithëkombëtar. Ne kërkojmë drejtësi dhe jo politikë. Ajo gjykatë është politike, selektive e njëanshme dhe përndjek vetëm anëtarët e UÇK-së. Ajo gjykatë ka devijuar nga rruga. Arsyeja është e thjeshtë, flitet për një shtëpi të verdhë në Shqipëri. Ndoshta shtëpia e verdhë ekziston si objekt, por jo si spital ushtarak i kohës. Këto janë gënjeshtrat e Dick Martit, që është financuar nga Serbia dhe Rusia”, tha kreu i OVL-së Hysni Gucati.

Lini një Përgjigje