TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2026, 17:13

Protestuesi pas daljes nga Komisariati: Nuk na treguan pse na ndaluan, do të vijojmë protestën paqësore!

Shkruar nga Pamfleti

Protestuesi pas daljes nga Komisariati: Nuk na treguan pse na ndaluan, do

Njëri prej protestuesve të shoqëruar nga Policia e Shtetit pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së sotme para Kuvendit është lënë i lirë dhe ka reaguar për mediat menjëherë pas daljes nga Komisariati nr. 1.

Ai deklaroi se deri në momentin e lirimit nuk i ishte komunikuar arsyeja zyrtare e ndalimit. Protestuesi tha gjithashtu se, sipas tij, pjesëmarrësit në tubim janë përpjekur që nga fillimi të shmangin çdo përplasje dhe provokim.

“Argumentin nuk e kemi marrë akoma. Desha të bëj me dije opinionin publik se kemi qenë prej fillimit duke mbrojtur policinë prej çdo provokimi. Policia është shtresa më e keqpërdorur në 36 vjet. Do ta vazhdojmë protestën paqësore. Çdo provokim nuk është pjesë e jona. Ju e dini mirë se kemi qenë në rreshtin e parë që të mos ketë provokim”, u shpreh protestuesi për "News 24".

Më herët, disa protestues u shoqëruan nga policia pas incidenteve të ndodhura para Kuvendit. Pas përfundimit të procedurave, një pjesë e tyre janë lënë të lirë, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet procedurale lidhur me ngjarjen.

protestues i liruar policia

Lini një Përgjigje