TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2026, 22:44

Protestuesit vijojnë marshimin rrugëve të Tiranës, qytetarët dalin nga makina dhe i duartrokasin

Shkruar nga Pamfleti

Protestuesit vijojnë marshimin rrugëve të Tiranës,

Disa qytetarë zbritën nga automjetet e tyre për t’i përshëndetur dhe duartrokitur pjesëmarrësit në protestë...

Protesta kundër projektit të Zvërnecit ka vijuar edhe në ditën e saj të gjashtë, me protestuesit që pas përfundimit të tubimit janë shpërndarë në zona të ndryshme të Tiranës për të ftuar qytetarët t’u bashkohen.

Ashtu si në fund të protestave të mëparshme, grupe të rinjsh iu drejtuan kafeneve të kryeqytetit, duke iu bërë thirrje klientëve të lënë tavolinat dhe të bashkohen me protestën. “Çohuni nga kafja”, ishte slogani i përsëritur në kor nga protestuesit gjatë lëvizjes së tyre nëpër rrugët e qytetit.

Protestuesit vijojnë marshimin rrugëve të Tiranës,

Më pas, pjesëmarrësit marshuan drejt zonës së “Zogut të Zi”, duke vijuar thirrjet kundër projektit të diskutueshëm në Zvërnec dhe duke kërkuar angazhim më të madh qytetar.

Gjatë marshimit, protestuesit morën mbështetje edhe nga kalimtarë dhe drejtues mjetesh që ndodheshin në zonë. Disa qytetarë zbritën nga automjetet e tyre për t’i përshëndetur dhe duartrokitur pjesëmarrësit në protestë.

Tubimet kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec po zhvillohen prej gjashtë ditësh radhazi në Tiranë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e tyre edhe në ditët në vijim.

protesta

1 Komente

  1. S
    Shqiptari i mire

    Tubimi nuk eshte vetem kunder te ashtuquajturit "investim" ne Zvernec.Eshte shume me teper.Korrigjojeni dhe saktesojeni shprehjen!Mos keqinformoni!Uroj te mos jete e qellimshme.Lexoj rregullisht Pamfletin per informimin me fakte dhe qendrimin kritik dhe objektiv.Ndihem i perfaqesuar.Mos na zhgenjeni.

    Lini një Përgjigje