TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2026, 20:53

“Rama ne ta grisim kontratën"/ Thirrje për revolucion, bulevardi ndizet nga mijëra blicë telefonash

Shkruar nga Pamfleti
“Rama ne ta grisim kontratën"/ Thirrje për revolucion,
Protestuesit ndezin blicët e telefonëve

Mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së premtes në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një protestë që nisi si reagim ndaj zhvillimeve në Zvërnec, por që tashmë po shndërrohet në një lëvizje me kërkesa më të gjera politike kundër qeverisë.

Mes flamujve kombëtarë, pankartave dhe thirrjeve kundër pushtetit, protestuesit krijuan një atmosferë të veçantë duke ndezur blicët e telefonëve celularë, duke e kthyer bulevardin në një det dritash. Në sfond dëgjoheshin vazhdimisht thirrje kundër qeverisë dhe mesazhe që kërkonin ndryshim politik.

Gjatë protestës u artikuluan slogane të forta si “Revolucion!”, “Armiku është në Parlament!”, “Rama ik!” dhe “Rama, ne ta grisim kontratën!”, ndërsa pjesëmarrësit deklaruan se pakënaqësia e tyre tashmë shkon përtej kundërshtimit të projektit në Zvërnec.

Në fjalimet e mbajtura gjatë tubimit, pjesëmarrësit bënë thirrje për rezistencë qytetare, duke deklaruar se protesta nuk i përket asnjë partie politike dhe se synon të mbrojë interesin publik, pronat dhe pasuritë natyrore të vendit.

Atmosfera në bulevard u karakterizua nga brohoritje të vazhdueshme, flamuj kuqezi dhe mesazhe që kërkonin largimin e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët dhe qytetarët e pranishëm paralajmëruan se mobilizimi do të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim, me protesta të paralajmëruara në Tiranë, Zvërnec dhe qytete të tjera të vendit.

protesta

Lini një Përgjigje