TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2025, 12:36

PS me rezultat bindës, Frrok Çupi: Në këto zgjedhje u ndëshkua “feudalizmi” i Berishës

Shkruar nga Pamfleti

PS me rezultat bindës, Frrok Çupi: Në këto zgjedhje u

Në të gjithë Shqipërinë vijon procesi i numërimit të votave, ndërsa Partia Socialiste vijon të konsolidojë fronin dhe po shkon drejt shumicës prej 84 mandate.

Analisti Frrok Cupi, i ftuar në ABC News, u shpreh se më 11 maj ka dominuar logjika e ftohtë në procesin e votimit.

Ai theksoi se zgjedhësit shqiptarë përçuan mesazhin se nuk e duan “feudalizmin”, që kërkon të rikthejë Sali Berisha nën drejtimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

“Ka dominuar logjika, edhe në një sens tjetër. PS mund të mos ketë marrë aq vota sa kishte herën e kaluar, por ka marrë besimin se është i vetmi grupim që mund ta çojë në një rrugë normale. Vota kësaj radhe është shumë e ftohtë. Cila është arsyeja? Arsyeja është se krahasimi që bëhet më 1992. Votuesi do të ndahet nga ky feudalizmi i Sali Berishës, që është një feudalizmi i pas komunizmit, është një feudalizëm i llahtarësh, që nuk ka vendin e  e vet”, tha Çupi.

Lini një Përgjigje