Pas konsultimeve me prindërit, mbyllet rrjeti social...
Qeveria ka vendosur mbylljen e rrjetit social TikTok, si masë sigurie për të frenuar dhunën në shkolla. Lajmi u dha nga ministrja Ogerta Manstirliu.
Sipas saj, vendimi erdhi pas konsultimit publik me prindërit. Ajo bëri me dije se bllokimi do të jetë për një vit.
“Në një kohë kur sfidat teknologjike janë të pashmangshme, siguria fizike dhe digjitale është prioritet. Për rritjen e kësaj sigurie kemi vendosur bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI. Po ashtu, do të vendosim kamera inteligjente përmes projektit ‘Smart City’, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollave dhe perimetrit të tyre. Në dy vitet e ardhshme do të dyfishojmë numrin e oficerëve të sigurisë, duke arritur në 500, dhe do të ngremë një strukturë të dedikuar brenda drejtorive arsimore për të koordinuar detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me njësitë lokale të mbrojtjes së fëmijëve”, tha Manastirliu.
Ndërsa kryeministri Rama tha se nuk do ta lejojnë këtë 'rrugaç' në lagjet tona.
“Është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. TikTok do ta mbyllim për një vit. Kemi bërë hulumtime dhe do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i janarit dhe për 1 vit plotësisht për të gjithë. TikTok në republikën e Shqipërisë nuk do ketë. Gjatë atij viti do shohim si do veprojnë vendet, çfarë do nxjerrë teknologjia për filtra, si do reagojë vetë TikTok”, tha ai.
Ministrja prezantoi Plani i Ri i Veprimit, në përfundim të turit të konsultimeve me prindër, ku u realizuan 1300 konsultime me pjesëmarrjen e 65 mijë prindërve në të gjithë shkollat e vendit, për të adresuar dhe përmirësuar sigurinë në shkolla. Ky plan synon të forcojë masat kundër dhunës, bullizmit, dhe kërcënimeve digjitale, duke ndërtuar një mjedis më të sigurt dhe më të shëndetshëm për fëmijët.
4 pikat e planit
1-Siguria fizike dhe dixhitale: Bllokimin e Tik tok bazuar në një paketë masash që po punojnë Agjencia kombëtare e sigurisë së informacionit. Vendosjen e kamerave inteligjente duke siguruar monitorim efektiv brenda periudhës së zbatimit të këtij plani. Dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, në 500 . Strukturë brenda drejtorive arsimore që do merret me menaxhimin e punës së oficerëve. Agjenci e Posacme për sigurinë në Shkolla.
2-Rrjetet e mbështetjes psikosociale
3-Edukim dhe ndërgjegjësim
4-Shkolla e hapur
Lini një Përgjigje