
Këtë të hënë Universitetet e vendit hapën dyert për raundin e dytë të regjistrimeve. Të rinjtë kanë në dispozicion pesë faza 48-orëshe për t’u paraqitur në sekretaritë e Universiteteve.
Një pjesë e programeve më të kërkuara kanë mbyllur kuotat që në raundin e parë. Fakulteti i Mjekësisë nuk ofron më asnjë vend të lirë për maturantët.
Po ashtu, fakulteti i Arkitekturës dhe dy Akademitë e Sigurisë kanë plotësuar kuotat e tyre. Programet e tjera vijojnë të kenë vende të lira. Pritet që një pjesë e aplikantëve të orientohen drejt programeve profesionale, dyvjeçare.
Në raundin e parë mbi 20 mijë maturantë aplikuan dhe 16.000 prej tyre u regjistruan.
Lini një Përgjigje