Dosja e zezë 6 Dhjetor 2023, 20:19

Refuzoi drejtësinë si Berisha, Dodik “shkon si Çeçoja” në gjykatë; rrezikon 5 vite burg

Shkruar nga Pamfleti
Refuzoi drejtësinë si Berisha, Dodik “shkon si
Dodik-Berisha

Berisha nuk i njeh vendimet kundër tij dhe sfidon drejtësinë. Mirëpo të njëjtën gjë ka bërë dikur edhe një emër i njohur në rajon, Millorad Dodik, kreu i serbëve në Bosnje-Hercegovinë...

Kur vjen puna te drejtësia, askush nuk ka këllqe të rezistojë nëse gjyqësori i qëndron korrekt ligjit. Në SHBA u gjunjëzuan para FBI ish-presidenti Trump dhe presidenti aktual Biden. Por në Shqipëri po ndodh një fenomen absurd. Drejtësia duket se po tregohet e pafuqishme ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Ndaj këtij të fundit u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, por ai nuk e zbaton. Berisha nuk i njeh vendimet kundër tij dhe sfidon drejtësinë. Mirëpo të njëjtën gjë ka bërë dikur edhe një emër i njohur në rajon, Millorad Dodik, kreu i serbëve në Bosnje-Hercegovinë. Ai ka refuzuar drejtësinë, por sot ka shkuar si “Çeçoja” në gjykatë.

Dodik, ka dalë të mërkurën para gjykatës, në nisje të procesit gjyqësor kundër tij, lidhur me refuzimin për të njohur vendimet e marra nga përfaqësuesi ndërkombëtar, Christian Schmidt, i angazhuar për mbikëqyrje të marrëveshjeve për paqe. Po ashtu ka refuzuar dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqi kundër Dodikut përbën një moment të rëndësishëm në Bosnje, duke e testuar kapacitetin e zbehtë qeveritar për të nxjerrë para drejtësisë një politikan, i cili dyshohet se po shkel marrëveshjet e paqes dhe sistemin gjyqësor të vendit.

Rasti i pashembullt në gjykatën në Sarajevë, vjen disa muaj pas rritjes së tensioneve, meqë Dodik ka nënshkruar një legjislacion kontrovers që refuzon vendimet e marra nga përfaqësuesi ndërkombëtar Christian Schmidt dhe Gjykata Kushtetuese.

Ai përballet me pesë vjet burgim dhe ndalesë në pjesëmarrje në politikë, nëse dënohet.

Pra sinjalet janë se kur drejtësia do, askush nuk është imun para saj. Dodik është në pushtet dhe u detyrua të shkojë në gjykatë. Mbetet të shihet se si do të veprojë drejtësia shqiptare. /Pamfleti