Aktualitet14 Prill 2023, 07:33

Reshje shiu dhe rrebeshe, si parashikohet moti për sot

Shkruar nga Pamfleti
Reshje shiu dhe rrebeshe, si parashikohet moti për sot

Territori shqiptar që në orët e para të mëngjesit do të përfshihet nga vranësirat e shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu si fillim në zonat veriore.

Deri në orët e mesditës i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, ku herë pas here pritet të jenë dhe në formë rrebeshi në zona të izoluara.


Pasditja do të sjellë përmirësim të përkohshëm të motit, por orët e mbrëmjes do të theksojnë vranësirat dhe reshjet në territor. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.