
Riaktivizohet zjarri që përfshiu një ditë më parë kodrat me ullinj në Pilur. Ditën e sotme për shkak edhe të terrenit të vështirë ka nisur ndërhyrja nga ajri.
Zjarri i favorizuar dhe nga era, ka përparuar duke djegur shkurre por dhe pemë që ndodhen në atë zonë, por duke u ngjitur edhe me lart në mal.
Nga mesdita e djeshme dhe në vijim rreth 15 forca të zjarrfikëses së Himarës, punonjës së policisë së komisariatit dhe bashkisë së Himarës por dhe emergjencat civile po luftojnë për ta shuar zjarrin.
Lini një Përgjigje