TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2025, 21:49

"Ka disbalancë ushtarake mes dy vendeve", eksperti bën paralajmërimin: Mund të kemi një konflikt tjetër!

Shkruar nga Pamfleti

"Ka disbalancë ushtarake mes dy vendeve", eksperti bën

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka folur lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme dhe sulmet mes Iranit dhe Izraelit.

Ai u shpreh se kjo situatë nisi nga dështimi i diplomacisë dhe mosfunksionimi i politikave të sanksioneve, të cilat mund të hapin konflikte të reja në botë.  Softa krahasoi ushtrinë izraelite dhe atë iraniane, në bazë të kapaciteteve që ato kanë.

Eksperti paralajmëroi një konflikt të ri, i cili tha se Kina mund të sulmojë Tajvanin.

“Konflikti do të intensifikohet. Është gjithnjë e më e vështirë zgjidhja. Kjo luftë po konsumon shumë edhe nga pikëpamja e mbrojtjes së Izraelit edhe pse kemi investim të madh, për shkak të intensitetit të goditjes. Edhe nga Irani ka humbje. Nga buxhet dhe teknologjia ka një diferencë të madhe mes Izraelit dhe Iranit. Irani ka numrat dhe i ka shkaktuar dëme Izraelit.

Kupola e Izraelit ka nisur të çahet. Kjo luftë ka ardhur që kur nisi ajo mes Rusisë dhe Ukrainës. Sanksionet nuk funksionuan. Mund të kemi një konflikt tjetër. Kina mund të sulmojë Tajvanin. Po rriten zonat e konflikteve. Trump erdhi me dy premtime që do forcojë ekonominë dhe do mbyllë luftën në Ukrainë. Irani ka teknologji për raketa dhe dronë. Izraeli dominon në ajër, ka zbulim, avionë”, tha Softa për “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje