Aktualitet 2 Mars 2024, 12:48

Rikthehet gripi i syrit, mjekët: Prindërit të ruajnë higjienën e fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehet gripi i syrit, mjekët: Prindërit të ruajnë

Virozat që qarkullojnë në vend kanë rikthyer edhe gripin e syrit. Në pediatritë e kryeqytetit paraqiten çdo ditë fëmijë të cilët kanë skuqje të syve e shenja të tjera.

Mjekja pediatre Sonila Brati tha për "Ora News" se prindërit duhet të tregojnë kujdes me higjienën e fëmijëve e në rast se konstatojnë simptomat t'i drejtohen mjekëve pasi mund të kthehet në infeksion.

Mjekët thonë se gripi i syrit rikthehet edhe nëse fëmijët e kanë kaluar dhe përgjithësisht i kap të gjitha moshat dhe është një grip ku simptomat e të cilit nuk duhet të neglizhohen.