Aktualitet 2 Mars 2024, 12:03

Shpërthimi në Lushnje iu dëmtoi bizneset, banori: Presim që Bashkia të na dëmshpërblejë

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi në Lushnje iu dëmtoi bizneset, banori: Presim që

Banorët e zonës kanë folur lidhur me shpërthimin e fuqishëm në Lushnjë ku humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 7 të tjerë.

Një nga banorët i cili ka biznesin e tij pranë kapanonit, ka deklaruar se në momentin e parë menduan se ishte një bombol gazi në banesë.

Ai tregon se ende nuk janë kontaktuar nga bashkia në lidhje me dëmshpërblimin nga dëmet që i janë shkaktuar nga shpërthimi.

“Menduam mos ishte bombol gazi në shtëpi. Ishte një shpërthim shumë i fuqishëm nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte. Dëgjuam vetëm zhurmë dhe xhama që binin gjithandej. Më vjen keq për ata që humbën jetën. Për dëmet pastaj… Nuk kemi pasur kontakt nga bashkia, presim të vijnë por nuk dimë nëse është ngritur një grup pune”, u shpreh banori për "News 24".

 

 

.