
Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Qarkun e Tiranës, i nisur pas kërkesës së dy anëtarëve të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), ka nxjerrë në pah parregullsi në procesin e numërimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Rezultatet e deritanishme tregojnë se dy partitë kryesore, Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD), janë favorizuar nga numëruesit, ndërsa disa parti të vogla kanë rezultuar të penalizuara.
Sipas të dhënave të rinumërimit, Partia Demokratike ka përfituar padrejtësisht 162 vota, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 117 vota më shumë sesa u takonin. Këto shifra tregojnë se gabimet kryesisht janë rezultat i faktorëve njerëzorë, siç janë mospërputhjet në procesverbalet dhe fletët e votimit, apo fletët pa vula të rregullta.
Në një masë më të vogël, edhe disa parti të tjera kanë përfituar vota të pamerituara gjatë numërimit të parë: Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit ka marrë 15 vota shtesë.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka përfituar 20 vota më shumë.
Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 18 vota të pamerituara.
Partia Mundësia e Agron Shehajt ka përfituar 3 vota shtesë.
Nga ana tjetër, disa subjekte politike janë penalizuar nga numëruesit:
Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka humbur 16 vota që u takonin.
Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit ka rezultuar me 6 vota më pak.

Lini një Përgjigje