Aktualitet31 Tetor 2023, 19:39

Rrebeshe shiu në Shkodër, vështirësi qarkullimi në disa segmente të qytetit

Shkruar nga Pamfleti

Rrebeshe shiu në Shkodër, vështirësi qarkullimi në disa

Mbrëmjen e sotme një rrëbeshë shiu ka pushtuar qytetin e Shkodrës për pak minuta.

Mësohet se disa segmente rrugore kanë pasur vështirësi nga moti i keq, si segmenti Isa Boletini-Ura Dervish Beg dhe segmenti te Pallati i Rinisë në Parrucë.

Gjithashtu, edhe korsia e biçikletave në këto segmente ka pasur vështirësi.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, në një postim në Facebook njoftoi se punonjësit e Ujësjellës-Kanalizime dhe shërbimeve publike kanë qënë të gjithë në terren për rikthimin në normalitet të qytetit.

"Që prej orës 18:00 qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive shiu të cilat kanë krijuar probleme në disa akse rrugore të Shkodrës.

Punonjës të Ujësjellës - Kanalizime dhe shërbimeve publike kanë qënë të gjithë në terren për rikthimin e normalitetit në qytet në kohë rekord.

Bashkia Shkodrës, do të ndërhyje për përmirësimin dhe lirimin e rrjetit ekzistues të kanalizimeve si prioritet dhe shërbim për banorët e Shkodrës", shkruan Beci.

shi qarkullim shkoder