
Nëna e Leos 2-vjeçar ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë i cili humbi jetën u sulmua nga një pit bull që familja e tij e kishte adoptuar në shtëpinë e tyre në ishullin Zakynthos në Greqi.
Ajo shprehet se është e shokuar lidhur me ngjarjen teksa shton se gjithçka ndodhi në më pak se 30 sekonda, duke ia atribuar sulmin terrorit që ndjeu kafsha pasi dëgjoi të shtëna dhe fishkëllima nga gjuetarët.
“Leo ishte ëndrra e çdo nëne, ai ishte fëmija më i ëmbël që mund të imagjinoni”, tha 32-vjeçarja Robbie në një intervistë me “Daily Mail”.
“Ne thoshim se edhe njerëzit që nuk i pëlqenin fëmijët e adhuronin Leon, sepse ai ishte shumë i ëmbël. Ai ishte i veçantë dhe të gjithë e donin, babai i tij, unë, e gjithë familja”, vijon ajo.
Robbie, i cili u vendos në Zakynthos ndërsa u rrit në Andover, Hampshire, e martuar me një të ri me origjinë shqiptare, flet për një djalë të vogël të bukur që nuk pushonte kurrë së qeshuri dhe e mbushte familjen e tij me lumturi.
“Ai i donte kafshët që kemi këtu dhe kemi shumë prej tyre: mace, kuaj, qen”, shton ajo.
Sipas nënës, pit bull nuk kishte shkaktuar asnjë problem deri të shtunën teksa shton se "gjithçka ndodhi brenda 30 sekondash".
“Burri im e kishte shpëtuar qenin dhe ai ishte i lidhur në kopsht, me një zinxhir dhjetë metrash, pranë pyllit ku po gjuanin në atë kohë. Mund të dëgjoheshin të shtëna, kishte qen të tjerë dhe gjuetarët po përdornin fishkëllima. Unë mendoj se kjo e frikësoi qenin dhe e bëri të sulmonte”, thotë ajo.
Ajo madje tregon marrëdhënien e djalit të saj me Leon, teksa shprehet se nuk 'kemi pasur kurrë probleme me qenin që kur e morëm'.
Ai e linte Leon t’i guduliste barkun, ta përkëdhelte; i lëpinte fytyrën. Nuk kishte treguar kurrë agresion. Leo luante me të gjatë gjithë kohës. Diçka thjesht shpërtheu brenda tij dhe brenda 30 sekondave pasi hymë brenda për të rregulluar ushqimet, Leo u largua për ta parë. Atëherë gjithçka mbaroi. Leo u kap ose u trondit. Duket sikur e kishte kafshuar vetëm një herë”, përfundoi nëna.
Lini një Përgjigje