
Në vijim të situatës emergjente të krijuar si pasojë e rrëshqitjes së një masivi kodrinor në zonën e Currilave, Prefekti i Qarkut Durrës ka thirrur në një mbledhje të jashtëzakonshme Komisionin e Mbrojtjes Civile të Qarkut.
Takimi urgjent u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse, me qëllim kryerjen e një vlerësimi të plotë dhe të koordinuar të situatës së krijuar në terren. Gjatë mbledhjes, ekspertë dhe specialistë të fushave përkatëse paraqitën analizat dhe vlerësimet teknike, duke kontribuar në identifikimin e rreziqeve dhe përcaktimin e masave prioritare.

Sipas Prefekturës së Qarkut Durrës, fokusi kryesor i takimit ishte hartimi i një plani të detajuar masash dhe një plani të qartë veprimi, të mbështetur në bashkëpunimin ndërinstitucional. Ky plan synon të garantojë një reagim të shpejtë, të koordinuar dhe efektiv për menaxhimin e situatës, minimizimin e pasojave të mundshme dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.
Lini një Përgjigje