Kryeministri Edi Rama dhe ata që ndikojnë e diktojnë te ai, për emërime e shkarkime të nivelit të lartë në polici, kanë filluar të mendojnë për një drejtor të ri “të bindur” si Rrumbullaku, që do jetë i gjashti në 10 vitet e pushtet të Edi Ramës dhe i treti gjatë detyrës së Bledi Çuçit
Posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nuk po gjen qetësi e stabilitet as me Muhamet Rrumbullakun, të konsideruar prej kryeministrit Edi Rama kur e emëroi, si “eksperti profesional e organizativ” që do të reformonte policinë e do shpartallonte krimin.
Por 8 muajt e tij në detyrë, tregojnë se situata e sigurisë publike, u bë me keq se në kohën e paraardhësit Gledis Nano, mbasi Rrumbullaku i la terren të lirë aktivitetit kriminal të çdo lloji, sidomos rikthimit të krimeve të rënda në mjediset publike.
Siç duket, kjo situatë pasigurie në krejt vendin, duke e “mbushur kupën” me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në mes të ditës në Shëngjin, ka detyruar kryepolicin Muhamet Rrumbullaku të kapitullojë e të dorëzojë çelësat.
Sipas një informacioni tepër të sigurt nga burime brenda kupolës së Policisë, drejtori Muhamet Rrumbullaku ka dorëzuar dorëheqjen te kryeministri, menjëherë pas kthimit nga inspektimi i vrasjes në Shëngjin, që rastisi me ditën e rikthimit të Edi Ramës në punë pas operacionit.
Dorëheqja e tij ka qenë e formës së prerë, por kryeministri që ka parë këmbënguljen Rrumbullakut dhe periudhën zgjedhore, ia ka shtyrë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 14 majit, që mendohet se zëvendësimi i tij do bëhet në muajin qershor.
Madje Muhamet Rrubullaku e ka vendosur largimin, megjithëse sipas informacioneve, ministri Bledar Çuçi dhe qarqet e interesave të pista jashtë policisë që janë favorizuar prej tij në aktivitete të paligjshme, i kanë kërkuar të vazhdojë në detyrë.
Kryeministri Edi Rama dhe ata që ndikojnë e diktojnë te ai, për emërime e shkarkime të nivelit të lartë në polici, kanë filluar të mendojnë për një drejtor të ri “të bindur” si Rrumbullaku, që do jetë i gjashti në 10 vitet e pushtet të Edi Ramës dhe i treti gjatë detyrës së Bledar Çuçit.
Nga të gjithë sondazhet, ka rezultuar se në 30 vitet e tranzicionit, Ardi Veliu mbetet drejtori simbol i bashkëpunimit me trafikantët, vrasësve me pagesë, dekonspirues aksionesh, manipulues i provave në vrasje dhe i korruptuar nga grupi “Ndraghet’a”./Pamfleti
Lini një Përgjigje