TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2025, 11:51

Rëndohet situata e 8 familjeve që rrezikojnë përmbytjen në Mat, pritet ndërhyrja e ushtrisë

Shkruar nga Pamfleti

Rëndohet situata e 8 familjeve që rrezikojnë përmbytjen

Reshjet e pandërprera dhe prurjet e mëdha të zallit të Urakës kanë rënduar situatën e rrezikut të përmbytjes së 8 familjeve në fshatin Bruç të Matit.

Prej dy ditësh këto familje kërcënohen nga niveli i lartë i ujit, i cili aktualisht ka dëmtuar një pjesë të argjinaturës dhe rrugës që i lidh ata me pjesën tjetër të fshatit.

Për shkak të rrezikut të lartë, Bashkia e Matit ka kërkuar mbështetjen e ushtrisë e cila pritet të mbërrijë nga momenti në moment pranë familjeve që rrezikohen.

Reshjet e shiut vijojnë, e bashkë me to shtohen edhe prurjet e lumenjve. Situatë problematike mbetet edhe me rrugët rurale ku shumë prej tyre kalohen vetëm me mjete tylë larta. Po ashtu, ka dëmtime edhe në veprat e marrjes së ujësjellësave të fshatrave.

Lini një Përgjigje