TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Nëntor 2025, 12:00

Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, shpallen në kërkim dy grabitësit

Shkruar nga Pamfleti
Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë,
Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë

Një operacion policor është finalizuar një ditë më parë në Tiranë, ku u sekuestruan 2 automjete me vlerë 110 mijë euro.

Ndërkohë në vijim të këtij operacioni, ditën e sotme janë sekuestruar edhe dy automjete të tjera, me vlerë 105 mijë euro, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë lidhur me këtë operacion, u shpallën në kërkim dy shtetas për trafikimin e këtyre automjeteve, të cilët kanë rezultuar të vjedhur.

"Tiranë-Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i finalizuar një ditë më parë.

Sekuestrohen 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro.

Një ditë më parë u sekuestruan edhe dy automjete të tjera, me vlerë 110 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

-V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;

-J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari;

Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

ishin të vjedhura ekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro tiranë

Lini një Përgjigje