TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shtator 2025, 14:30

"Shefe, më sill preventivat"/ Aferat me tenderat përfunduan në SPAK, mesazhet si administratorja e kompanisë orientonte Erion Isain

Shkruar nga Pamfleti

Hapja e nje aparati celulare u kthye në provë për prokurorinë e posacme për të zbuluar aferën e korrupsionit. Prokurori Dritan Prenci ka zbuluar bisedat se si është abuzuar me procedurat e tenderimit dhe favorizuar kompanitë e paracaktuara.

"Shefe, më sill preventivat"/ Aferat me tenderat përfunduan
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai

Në dosjen e SPAK për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai dhe 6 zyrtarët e tjerë të Bashkisë, të cilët janë marrë të pandehur për akuzat e shkeljes së barazisë në tenderë, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Në total, janë 4 procedura prokurimi që u hetuan nga SPAK, Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, loti i parë dhe i dytë, ndërtimi i Ujësjellësit Ersekë dhe disa fshatrave, si edhe prokurimi për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e Ujësjellësit të Ersekës.

Mes të pandehurve është edhe Entela Çano, administratorja e firmës A&E ENGINEERING, firma projektuese e rrugës Korçë-Ersekë. Sipas detajeve nga dosja e SPAK dyshohet se Çano kishte lidhje me Isain, pasi në dosje ka edhe biseda mes të dyve që janë zbuluar nga zbërthimi i celularëve. 

Isain e orientonte Çano përmes bisedave në WhatsApp për tenderët, ndërsa kompania e saj reulton mbikëqyrëse e shumë punimeve të mëdha të kryera pothuajse gjithmonë nga të njëjta firma ndërtuese.

Rruga Korçë-Ersekë, loti 2


Në dosje thuhet se Autoriteti Rrugor Shqiptar (atëherë DPRR, sot ARRSH) kishte hartuar një projekt për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti II. Projekti parashikonte ndryshime të konsiderueshme, me rreth 30% të gjatësisë në gjurmë të re dhe 70% në gjurmën ekzistuese. Në dosje thuhet se ky projekt kalonte në zona të banuara dhe sillte dëmtime të mëdha nga ana mjedisore, urbane dhe rrëshqitje në fshatrat Mollas, Qinam, Selenicë. Parashikoheshin 5 ura të mëdha dhe vepra të tjera të artit (tombino, mure mbajtëse, pritëse, etj).

Por, Bashkia Kolonjë nisi më vonë një procedurë të re për hartimin e një projekt-propozimi për të njëjtën rrugë (Loti II), me argumentin se nuk kishte staf teknik apo burime financiare për hartimin e një projekti të përmasave të tilla. Procedura u zhvillua në formën e dhurimit/donacionit për shërbim projektimi dhe nga 3 kompania të cilave Bashkia Kolonjë u kërkoi shërbim, vetëm kompania A & E Engineering dha përgjigje pozitive.

Pas kësaj, më 03.04.2020, Bashkia Kolonjë lidhi kontratën e sponsorizimit/shërbim projektimi nr.1 me kompaninë A & E Engineering, në pronësi të Entela Çanos, për objektin “Studim projektim rruga Korçë – Ersekë, Loti 2”. Kontrata u nënshkrua nga kryebashkiaku Erion Isai, ndërsa për kompaninë firmosi administratorja Entela Çano.

Më 01.06.2020, kompania A & E Engineering dorëzoi pranë Bashkisë projekt-zbatimin, i cili u mor në dorëzim përmes një komisioni të ngritur me urdhër të Isait. Komisioni përbëhej nga Muharrem Tartari (kryetar), Erjon Cenko dhe Engjëll Dine. Në procesverbalin e hartuar për marrjen në dorëzim, rezulton se në emër të komisionit dokumenti u nënshkrua nga vetë administratorja e A & E Engineering, Entela Çano, dhe u miratua nga kryebashkiaku Isai. E njëjta kompania që e projektoi (A & E Engineering) ishte edhe ajo që mbikëqyri punimet, duke krijuar konflikt interesi.

Në dosje thuhet se përmes ekspertimit grafik me urdhër të SPAK, rezultoi se firma e Muharrem Tartarit ishte falsifikuar, pra ai nuk kishte marrë pjesë në marrjen në dorëzim të projektit, ndonëse në dokument ishte paraqitur si i pranishëm.

Hetimet zbuluan se falsifikimi ishte kryer nga anëtarët e komisionit Erjon Cenko dhe Engjëll Dine, në bashkëpunim me administratoren e kompanisë Entela Çano, të cilët kishin sajuar procesverbalin duke përfshirë në mënyrë fiktive firmën e Tartarit. 

"Nga aktet e administruara rezulton se anëtarët e komisionit të marrjes në dorëzim të projekt zbatimit të projektit, shtetasit Erjon Cenko dhe Engjëll Dine, në bashkëpunim me shtetasen Entela Çano, kanë falsifikuar procesverbalin e marrjes në dorëzim të projektit, me objekt: "Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, loti i 2”, datë 01.06.2020, duke përshkruar rrethana të rreme në përmbajtje për personat pjesëmarrës në këtë veprim, duke e paraqitur si të pranishëm edhe kryetarin e komisionit të marrjes në dorëzim të projekt zbatimit, shtetasin Muharrem Tartari, por që në të vërtetë rezulton se nuk ka marrë pjesë shtetasi Muharrem Tartari, się provohet nga deklarimi i tij dhe nga akti i ekspertimit grafik të shkrimit dhe nënshkrimit në këtë procesverbal në emër të tij, që rezulton të jetë i falsifikuar", thuhet në dosje. 
Ndërkohë, më 12.06.2020, projekti i rrugës iu përcoll për miratim Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) nga nënkryetarja e Bashkisë, Elona Mydini. Për këtë episod i është njoftuar akuza të pandehurit Engjëll Dina për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve”. 

SPAK po vijon hetimet për rolin e ARRSH si autoritet tenderues, ndërsa traseja e rrugës Korcë-Ersekë u shemb në ndërtim e sipër në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit- Mollas’. 

Po ashtu, firma e Çanos u shpall fituese edhe në tenderin për mbikëqyrjen e punimeve të ujësjellësit të Ersekës dhe disa fshatrave me vlerë mbi 3.8 milionë lekë pa TVSH. Në komunikimet e realizuara në aplikacionin “WhatsApp”, kryebashkiaku Erion Isai dhe Çano diskutojnë hapur për preventivat, uljen e parametrave dhe shumat që duhej të paraqiteshin, duke treguar se procedura ishte orientuar paraprakisht në bashkëpunim mes zyrtarëve të bashkisë dhe kompanisë fituese. Bisedat për vlerat minimale e maksimale të tenderit bëheshin jo vetëm mes Çanos dhe Isait, por edhe mes saj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë.

‘Shefe, më sill preventivat’, mesazhet mes kryebashkiakut Isai dhe Çanos 

Në dosjen e SPAK për Bashkinë Kolonjë janë përfshirë edhe bisedat e sekuestruara nga celulari i Entela Çanos, administratore e kompanisë “A&E Engineering”. Komunikimet me kryebashkiakun Erion Isai tregojnë marrëdhënien e drejtpërdrejtë mes tyre dhe rolin që kishte Çano në përgatitjen e preventivave e projekteve për ujësjellësin e Ersekës dhe fshatrave. Në mesazhe, vetë kryebashkiaku e quan Çanon “shefe” dhe i kërkon t’i sjellë preventivat për t’i kaluar më pas në këshillin teknik.

Erion Isai: “Mirëmëngjes… shefe si të kam”.

Entela Çano: “Po njoftoj inxhinierin t’iu sjellë projektin”.

Erion Isai: “Nesër do jem në Tiranë, më duhet projekti i fshatrave që ta kaloj në këshill teknik”.
Pjesë nga dosja

Në orën 13:09, shtetasja Entela Çano dërgon materialin e regjistruar me emërtimin “Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES 386.pdf", gjithashtu shtetasja Entela Çano i dërgon shtetasit Erion Isai mesazhin “Njeri variant..eshte edhe nje tjeter qe do te te dergoj". (Rezulton se këtë material shtetases Entela Çano ia ka dërguar shtetasja Erjona Bujupi, në orën 13:09.

Ky material titullohet "Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet "Përmbledhëse sipas nënobjekteve” ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 386,602,100.7, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu").

Në orën 13:38, shtetasja Entela Çano dërgon materialin e regjistruar me emërtimin "Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES - 390.pdf', gjithashtu shtetasja Entela Çano і dërgon shtetasit Erion Isai mesazhin "Prev me fond rezerve 1%" (rezulton se këtë material shtetases Entela Çano ia ka dërguar shtetasja Erjona Bujupi, në orën 13:35. Ky material titullohet "Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet "Përmbledhëse sipas nënobjekteve" ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 390,875,958.8, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu”).

Në orën 16:31, Erion Isai dërgon mesazhin “Oki".Biseda të bëra në datën 03.07.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:

Në orën 08:08-08:09, shtetasi Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano mesazhet "Miremengjes Ketej nga akum jam une”.

Në orën 08:22, Entela Çano dërgon mesazhin “Mirmengjes..Të dërgoj Ing të ti sjelli ? Se une vete rreth ores 10 30 mun te vij ?".

Në orën 08:22, Erion Isai dërgon mesazhet "Oki nje kafe Kur te mbarosh". Ma dërgo Dhe bashke e pime

Në orën 08:22, Entela Çano dërgon mesazhin "Ok.. ke preventiv nga ato do ?".

Në orën 08:22-08:23, Erion Isai dërgon mesazhet "Te dy mi sill Per siguti Siguri

Në orën 08:23, Entela Çano dërgon mesazhin “Ok".

Në orën 08:55, Erion Isai dërgon mesazhin "Po vjen inxh? te drejtori". Se tani ne 9 Do futem

Në orën 08:59, shtetasi Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Biseda të bëra në datën 09.09.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:

Në orën 19:14-19:15, shtetasi Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano mesazhet "Si te kam Neser do jem tiranë Tak pak te marr projektin e fshatrave te lutem Qe ta kaloj keshill teknik ".

Në orën 19:15, Entela Çano dërgon mesazhin "Mirmbrëma..mirë ti si je ? Po patjetër. Gati është i printuar..po të pret mbi tavolinë".

Në orën 19:16, Erion Isai dërgon mesazhin "Rrofsh flori". Në orën 19:18, Entela Çano dërgon mesazhin "Asgjë..te lutem".

Biseda të bëra në datën 10.09.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:

Në orën 11:24, shtetasi Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano mesazhet "Shefe si të kam".

Në orën 11:25, Entela Çano dërgon mesazhin "Ing mirë është.. po njoftoj Ing tiu sielli projektin".

Biseda të bëra në datën 15.09.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano:

Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 11:11, shtetasi Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano kontaktin e regjistruar me emrin "Armand Tafili" me numër celular "355693938285”, si dhe i shkruan "Do te te marre Per superviz.".

Në orën 11:11, Entela Çano dërgon mesazhin "Faleminderit shume".

aferat me tenderat përfunduan në spak erion isai

1 Komente

  1. g
    geri

    Po ky xhuxh llapush, ne Erseke gjeti te vjedh!

    Lini një Përgjigje