Aktualitet14 Prill 2023, 07:40

Kreshnik Spahiu: Amerikanët kanë akoma "Plan B" për Sali Berishën!

Shkruar nga Pamfleti
Kreshnik Spahiu: Amerikanët kanë akoma "Plan B" për
Kreshnik Spahiu

Analistët Kreshnik Spahiu dhe Arjan Çani kanë debatuar në lidhje me tolerimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë për Sali Berishën, i cili është shpallur nga ata non-grata.

Analisti Spahiu u shpreh se Amerika po bën tolerime kundrejt politikanit sepse është një person që e ka pasur partner, njëkohësisht respekton pjesën e votuesve të tij.

Por sipas tij, SHBA ka ende një "Plan B" për ish kryeministrin.

Njëkohësisht mënyra se si po trajtojnë Berishën, tha ai nuk e kanë bërë me asnjë politikan në Shqipëri.

"Po e toleron se në radhë të parë është një person që e ka pasur partner deri dje. E toleron sepse ka një përqindje të caktuar votash dhe e respekton edhe atë pjesë të popullit shqiptar, dy. E treta po çmontimit në një mënyrë më denigruese se sa ta ekzekutonte fizikisht. Pra mënyra e çmontimit që po i bëjnë Berishës nuk ia kanë bërë asnjë politikani në 100 vite në Shqipëri. Unë mendoj që ata vetëm planin a ka funksionuar deri tani, absolutisht kanë planin b.", tha Kreshnik Spahiu i ftuar në "Top Story".

Analisti  Spahiu tha gjithashtu se pas ndjekjes së intervistës me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor tha se Gabriel Escobar e bëri të qartë se Sali Berisha edhe po fitoi zgjedhjet nuk i hiqet statusi ‘non grata’.

“Nuk gjen asnjë diplomat që të thotë që Gjermania është shteti më pro shqiptar në planet, nuk gjen asnjë diplomat italian që të thotë ne jemi më pro shqiptar në planet. Këtë e bëjnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo rastësisht fjalia e parë me fjalinë e fundit në intervistën e Escobar përkojnë dhe kanë lidhje me njëra-tjetrën”, tha Spahiu.

 

kreshnik spahiu berisha shba