Aktualitet14 Prill 2023, 08:21

Porti i Durrësit, padi 40 milionë euro kundër Shqipërisë

Shkruar nga Klodian Tomorri
Porti i Durrësit, padi 40 milionë euro kundër
Edi Rama

Kompania gjermane EMS Shipping, që ka me koncesion terminalin lindor në Portin e Durrësit kërkon 40 milionë euro kompesim nga qeveria shqiptare për thyerje të njëanshme të kontratës koncesionare në Gjykatën e Arbitrazhit të Uashingtonit. MCN ka mundur të shohë një sërë dokumentash dhe shkresash të shkëmbyera mes kompanisë gjermane dhe institucioneve publike për këtë konflikt, ku secila palë shtron pretendimet e saj.  

Kompania pretendon se qeveria shqiptare e ka trajtuar në mënyrë arbitrare dhe diskriminuese duke i shkaktuar dëmë të mëdha financiare në shkelje të marrëveshjes koncesionare. Më konkretisht, EMS pretendon se goditja e paligjshme ndaj saj është e lidhur me dy koncesione të tjera të dhëna nga qeveria shqiptare. I pari është ai me kompaninë arabe Eagle Hills, për transformimin e portit të mallrave në Durrës në një port turistik me kulla.

Sipas kompanisë gjermane, territori i koncesionit te saj do ti dorëzohet kompanisë arabe brenda këtij viti. Kjo do të ccojë në mbylljen automatikisht të operacioneve të saj në Port, duke I dhënë praktikisht fund koncesionit edhe pse afati i marrëveshjes është për 35 vjet. Kompania thotë se ka kërkuar zgjidhje nga qeveria se ku do të zhvendoset koncesioni i saj pasi territori t’I kalojë kompanisë arabe, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ndërkokë koncesioni i dytë, që kompania gjermane pretendon se e ka dëmtuar është ai I portit MBM në Porto Romano, që zotërohet nga kompania Kastrati. EMS pretendon se fillimisht qeveria shqiptare i dha të drejten që të përpunojë vetëm karburante portit të kompanisë Kastrati, por më pas e zgjeroi koncesionin duke i shtuar dhe përpunimin e mallrave të tjera.    

Me këtë amendim kompania gjermane pretendon se porti MBM u bë një konkurrent direkt I saj, për shkak të favorizimit në mënyrë të paligjshme nga qeveria. Menjeherë pas ndryshimit të koncesionit në porto romano, EMS thotë se qeveria shqiptare lajmëroi një plan për rialokim në shkallë të gjerë të mallrave nga terminali i saj drejt portit MBM në Porto Romano.

Por qeveria shqiptare ka një tjetër version. Sipas qeverisë, marrëveshja koncesionare është shkelur nga vetë kompania gjermane, e cila nuk ka kryer investimet e detyrueshme që parashikoheshin në kontratë. Paralelisht, qeveria pretendon se cdo pretendim i EMS për dëm financiar apo favorizim të Portit MBM nuk qëndron.

Sipas saj, koncesioni i porto Romanos është një investim tërësisht privat, i realizuar nga kompania Kastrati, që nuk ka marrë asnjë favor nga shteti. Dhe pavarësisht se dy portet janë konkurrentë, qeveria pretendon se i ka ofruar kompanisë gjermane që të zhvendoset përkohësisht në Portin e Kastratit për ti kryer aktivitetet e saj atje deri në ndërtimit e portit të ri shtetëror. Por sipas qeverisë, këto oferta janë hedhur poshte nga kompania gjermane, e cila nuk ka pranuar të zhvendosë aktivitetin.

Kjo është faza e para e arbitrazhit ku palët paraqesin pretendimet e tyre. Por hapja e një procesi të ri arbitrazhi ndaj Shqipërisë e vendos vendin përballë një risku të ri financiar, pasi deri tani qeveria shqiptare ka një rekord shumë të keq me gjyqet e arbitrazheve.  

porti i durrësit padi 40 milionë euro kundër shqipërisë