TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2025, 21:32

Shkarkimi i Veliajt, Beci: U shkel e drejta themelore, kreu i bashkisë duhej dëgjuar!

Shkruar nga Pamfleti

Shkarkimi i Veliajt, Beci: U shkel e drejta themelore, kreu i bashkisë

Ish-prokurori Eugen Beci ka komentuar vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ai e cilësoi vendimin si një shkelje të të drejtave themelore dhe theksoi mungesën e transparencës dhe respektimit të procedurës ligjore në këtë proces.

Kanë rënë dakord që shkelet një e drejtë themelore që çdo personi që i fillon një proces duhet t’i bësh me dije shkaqet e shkarkimit. E dyta, vetë Gjykata Kushtetuese ka dy vendime ku në mënyrë eksplicite shpjegon se kryetari bashkisë duhet të dëgjohet. Është parim kjo dhe s’ka lidhje me sallën e gjyqit. Parimi juridik është dhe në ndërmarrjen më të humbur. Nuk ka asnjë vakancë. Në frymën e Kushtetutës është e përcaktuar dhe duhet ta dëgjosh. Këshilli Bashkiak i është referuar nenit 62, kemi një thelb që thuhet për tre muaj që s’është paraqitur. Në rast se s’kemi mungesë me arsye apo pa arsye nuk është përcaktuar”, tha Eugen Beci në “Euronews Albania”.

Beci theksoi se procedurat për shkarkimin e një kryebashkiaku nuk mund të bazohen vetëm në interpretime të pjesshme të ligjit, por duhet të respektojnë frymën e Kushtetutës dhe të drejtat themelore të individit.

Lini një Përgjigje